Avokati Tomë Gashi e ka quajtur klloshar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Arrestohet klloshari për sulm ndaj policisë”, ka shkruar avokati mbrëmë në profilin e tij në Facebook.
Ndërsa sot zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, i është kundërpërgjigjur avokatit Gashi me dy pyetje publike.
“Teksa sot Prokuroria Themelore e Prishtinës konfirmoi se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Molliqajt, Natyra Kuçi e pyet avokatin se sa duhet të mbahet në paraburgim dikush që shqelmon lypësin në shesh ose rrah gruan në shtëpi”, ka shkruar ajo në Facebook./express.