Fjalë Kyçe

Pasi e shpallen “Non Grata”, zëvendëskryeministrit Tahiri i fton për kafe gastronomët

Pasi e shpallen “Non Grata”, zëvendëskryeministrit Tahiri i fton për kafe gastronomët

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri, i ka ftuar për kafe nesër në ora 12:00 shoqatën e gastronomëve, vetëm pak minuta pasi këta të fundit e shpallën “Non Grata” Qeverinë Hoti.

Tahiri në një postim në Facebook, thotë se gastronomët nuk e kanë kuptuar saktë vendimin e Qeverisë.

Postimi i plotë:

Meqë nuk e paskeni kuptuar saktë vendimin e Qeverisë që në një situatë tmerrësisht të rëndë u ka lënë hapësirë që të punoni, minimalisht 14 orë në ditë, edhe pse ka pasur ide që të mbyllej gjithçka, dhe meqenëse ju nuk po qitni kafe, atêherë ju thërras unë të gjithë juve nesër në ora 12 për kafe, në zyrën time, në Qeveri. Aty do të sqaroheni edhe më shumë! Mirë se vini!