Kida ka një befasi për fansat.
Kida dy ditë më parë festoi ditëlindjen, ndërsa menjëherë ka filluar punën për këngën e re, shkruan lajmi.net.
Në rrejte sociale, këngëtarja ka publikuar një foto, të cilën e ka shkrepur në studio muzikore, teksa po incizonte këngën e re.
“Uhuuu…Po vjen, shumë shumë shpejt!!”, ka shkruar Kida mbi foto.
Për ndryshe, kënga e fundit nga Kida është “Merri krejt”, këngë e cila u prit shumë mirë nga publiku.