Anëtarët e Komitetit të Drejtësisë në Kongresin Amerikan kanë njoftuar për inicimin e procedurave për shkarkimin e presidentit Donald Trump, një ditë pas shpërthimit të dhunës në Kongres, nga protestuesit e ftuar prej Trumpit për të kundërshtuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet e nëntorit.
Njoftimi vjen pasi kongresistët nga Partia Demokratike kërkuan “largimin e menjëhershëm” të Trumpit nga Shtëpia e Bardhë, qoftë përmes amendamentit të 25-të, apo edhe nisjes së procedurave të ‘impeachmentit’ (akuzave).
Kongresistët David Cicilline, Ted Lieu dhe Jamie Raskin janë autorë të iniciativës. Nisma ka marrë mbështetje edhe të Partisë Republikane.
Trumpit i përfundon mandati më 20 janar, kur do të bëhet inaugurimi i Bidenit, që të mërkurën në mes të trazirave u certifikua si fitues i zgjedhjeve.