Fjalë Kyçe

“Pastaj do ia mbath”, kujt ia dedikon Morena këto fjalë?

“Pastaj do ia mbath”, kujt ia dedikon Morena këto fjalë?

Morena Taraku ia ka shtuar një mbishkrim vargjeve që po i lexonte.

Morena Taraku ka postuar një fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet duke lexuar një libër, shkruan lajmi.net.

Në vargjet që po i lexonte, bëhet fjalë për atë se çfarë mendojnë meshkujt për një femër.

“Meshkujt duan një femër që të dijë të përballojë shakanë dhe të luajë lojën e të bëhet bashkëpunëtore. Askush nuk do një kukull që thotë gjithmonë po. Ai do të zbulojë nëse je e zonja të qëndrosh në këmbë vetëm, pa rënë. Nëse arrin t’i bësh ballë, do të të quajë një partnere të denjë. Qenka vajzë e fortë…”, janë vargjet që nënvizoi Morena.

Ajo ia shtoi fjalët “dhe pastaj do ja mbathë”, por nuk sqaroi nëse i dedikohet specifikisht dikujt me këto fjalë.