Fjalë Kyçe

Pastrohen pllakat që u njollosen me ngjyrë të kuqe nga aktivistët e Vetëvendosjes

Pastrohen pllakat që u njollosen me ngjyrë të kuqe nga aktivistët e Vetëvendosjes

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur para pak ditëve në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të bërë prova për protesta.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë aktivistët e VV-së në grupin ”meKryeministrin” në Facebook, grup ky i cili përkrah kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Ata kanë publikuar foto dhe video nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, ku kanë shkruar se po bëjnë prova për protesta.

Kësisoj ata ngjyrosën pllakat e sheshit me ngjyrë të kuqe për treguar distancën që duhet të mbahet gjatë protestës, shkruan lajmi.net.

Sheshi u la për disa ditë në atë gjendje.

Sot kanë dalë në terren për të hequr njollat mbi pllaka ekipet e Komunës së Prishtinës.

Komunës i është dashur që ta angazhojë kompaninë “Dardania” që të heqë ngjyrën që u vendosë nga aktivistët e LVV-së.