Fjalë Kyçe

“Pasuri gjysmë milionëshe e i afërt me LDK’në”: Ky pritet të jetë drejtori i ri i Policisë

“Pasuri gjysmë milionëshe e i afërt me LDK’në”: Ky pritet të jetë drejtori i ri i Policisë

Kreyminsitri Avdullah Hoti ka caktuar ushtrues detyre Samedin Mehmetin, në vend të Rashit Qalajt, i cili u shkarkua dje nda detyra e drejtorit të policisë.

Gati një dekadë të tërë kishte punuar me organizata ndërkombëtare për paga më të larta, por kur UNMIK’u mbaroi misionin e saj në Kosovë me strukturat e sigurisë, Mehmeti ishte rikthyer sërish në Policinë e Kosovës.

Në media ishte raportuar si njeri i dyshuar për afërsi me LDK’në, madje dyshohet se kundërligjshëm ishte kthyer sërish në Policinë e Kosovës gjatë qeverisjes së Isa Mustafës. (burimi: Ballkan.info)

Pasuria e paluajtshme e Mehmetit është saktësisht 448 mijë euro. Në këtë pasuri hyjnë 10 pronat e paluajtshme të cilat gjithsej kanë 17.811 metra katrorë. Dy tokë- truall janë regjistruar tutje në pasurinë e paluajtshme, tri shtëpi dhe një garazh me kuzhinë.

Gjithashtu Mehmeti ka deklaruar se posedon një vlerë prej 20 mijë e 374 eurove para kesh në institucione financiare të gjitha të deklaruara në emër të tij në AKK.

Mehmeti gjithashtu për disa vite me radhë ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan.