Patrik Schick muajin që vjen duket se do të largohet nga AS Roma.
Sipas medieve italiane, Schick do të largohet nga kryeqyteti italian në formë huazimi.
Dy klubet e njohur italian, Sampdoria dhe Bologna janë të interesuara për shërbimet e Schick.
Lojtari pritet të largohet nga skuadra romake për shkak se nuk po gjen hapësirë tek skuadra e Di Francecos.
“Patrik Schick pritet të largohet në formë huazimi në janar. Interesim është i madh nga dy ekipet e Serie A, Sampdoria dhe Bologna”, shkruajnë mediet italiane.