Fjalë Kyçe

Patriot Behrami kualifikohet në çerekfinale

Patriot Behrami kualifikohet në çerekfinale

Fitore bindëse edhe në boks, Patriot Behrami kualifikohet në çerekfinale.

Patriot Behrami ka shënuar fitore bindëse ndaj kroatit Marko Zheljko, në çerekfinalen e garave të boksit në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Patrioti triumfoi 4:0, në kategorinë -69 kilogramë.

Falë grushteve të shpërndara, Patrioti e detyroi disa herë gjyqtarin të numërojë.

Prej pesë gjyqtarëve, katër i dhanë fitoren boksierit tonë, kurse njëri vendosi për barazim.