Fjalë Kyçe

​PDK i reagon Përparim Ramës: Falën 15 hektarë pronë publike për ndërtim

​PDK i reagon Përparim Ramës: Falën 15 hektarë pronë publike për ndërtim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besianë Musmurati ka reaguar ndaj Kuvendit Komunal të Prishtinës që votoi Planin Rregullues të lagjes Kalabria.

Ajo ka deklaruar se Plani parashih që 15 hektarë të pronës publike te Stacioni i Autobusëve në Kalabri të shfrytëzohen për ndërtim privat.

Musmurati shkruan se ky plan u votua nga Përparim Rama në bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, ku sipas saj po përsëritet skenari i Badocit.

“Deri në këtë orë të vonë, në zyre të Përparim Ramës u negociua koeficienti i ndërtimit për pronën publike. Jo për shërbime publike, jo për qytetarë por për kompani të ndërtimit. Ajo çka ndodhi në Badoc, u përsërit sonte në Kalabri”, shkruan Musmurati.

Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë një mbledhje maratonike ka miratuar Planin Rregullativ të Lagjes “Kalabria”.