Fjalë Kyçe

PDK-ja dhe LDK-ja përplasen për financimin e ushtrisë, Musliu i reagon Haradinajt

PDK-ja dhe LDK-ja përplasen për financimin e ushtrisë, Musliu i reagon Haradinajt

Deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj ku tha se nuk po e kupton se ku e kanë hallin disa zyrtarë të PDK-së, që po kundërshtojnë grumbullimin e mjeteve në Fondin e Sigurisë, ka nxitur reagimin e deputetes Ganimete Musliu.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu, ka shkruar se Kosova është shtet e jo organizatë joqeveritare, duke thënë se disa eksponentë të AAK-së dikur gabuan rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit në degjenerimin e Parlamentit.

“Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rënd kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës. Kosova është shtet e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh. E duam ushtrinë me standarde të NATO-s. Stop eksperimenteve me ushtrinë!”, ka shkruar Musliu.