Fjalë Kyçe

PDK-ja miraton listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale, Hajdari në vend të Lladrovcit për Drenas PDK

PDK-ja miraton listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale, Hajdari në vend të Lladrovcit për Drenas PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar listën e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Ndryshime në këtë listë janë parë në katër komuna, mes tyre edhe në Drenas. Në rast të fitores së partisë nëkëtë komunë, ulësen e Ramiz Lladrovcit do ta zë Petrit Hajdari.

“PDK miraton listën e kandidatëve për kryetarë të komunave: Ndërron katër kryetarë aktualë Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si dhe është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo parti.

Ndërsa ndryshimet tjera do të jenë në komunën e Skenderajt, ku në vend të Fadil Nurës do të jetë Sami Lushtaku.

Edhe në Mitrovicë nuk do të garojë Bedri Hamza. Në vend të tij është vendosur Arian Tahiri.

Edhe në komunën e Kacanikut nuk do të garojë Besim Ilazi, por Sabedin Vishi.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së”, thuhet tutje në njoftim.