Trim Berisha, djali i kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, është caktuar zëvendësues i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Pushetetit Lokal.
Ky vendim është nënshkruar edhe nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq.
Ndërsa, dega e PDK-së në Fushë-Kosovë ka reaguar pas këtij raportimi, derisa kanë publikuar vendimin në fjalë.
Në këtë reagim, thuhet se “Derisa Trimi është rehatuar në institucione të shtetit në pozitën e sekretarit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, Guri Berisha, djali tjetër i kryetarit merret me kurdisje tenderesh në komunë”.
Ky është reagimi i plotë:
Trim Berisha është djali i kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha. Ai është punësuar në Ministrinë e Pushtetit Lokal, të udhëhequr nga Goran Rakiq që vjen nga Lista Serbe. Ky rast qenka nën hetim të Agjencisë kundër korrupsionit.
Derisa Trimi është rehatuar në institucione të shtetit në pozitën e sekretarit të Ministrisë së Pushtetit Lokal, Guri Berisha, djali tjetër i kryetarit merret me kurdisje tenderesh në komunë.
Nepotizmi i nisur në Fushë Kosovë ku rehatimi i familjarëve dhe punësimet në baza partiake që tashmë kanë kaluar nivelin lokal do të thellohet, derisa Burim Berisha dhe drejtorët e korruptuar të tij udhëheqin me komunën.