Fjalë Kyçe

PDK-së i bashkohet gazetari i njohur Asllan Bajrami

PDK-së i bashkohet gazetari i njohur Asllan Bajrami

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se gazetari Asllan Bajrami i është bashkuar PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se Asllan Bajrami i bashkohet partisë së Rimëkëmbjes.

“Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht.”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj tutje ka thënë se sot, Asllani iu bashkangjit platformës së PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, “sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare!”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Asllan Bajrami i bashkohet partisë së Rimëkëmbjes!

Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht. Të gjithë ne që kujtojmë periudhën e luftës, e dimë se Asllan Bajrami raportoi me mijëra orë lajme për luftën, masakrat dhe të vërtetën e UÇK-së, nga RTSH në Tiranë. Sot, Asllani iu bashkangjit platformës tonë për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare! Mirë se vjen Asllan! #PDK #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër.