Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë parë të jenë mbledhur në këto orë të vona të së mërkurës në selinë qëndrore të këtij subjekti në Prishtinë
Ky takim i anëtarëve të kësaj partie ”është mbledhje e zakonshme sikurse e ditëve të tjera” ka thënë Valmir Klaiqi nga zyra për media e PDK-së.
Takimi i strukturave të PDK-së sipas tij ishte planifikuar më herët por ka pasur ndryshime të agjendës nga disa prej anëtarëve të partisë.
Veç Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, më pas thuhet se takimit në seli iu është bashkuar edhe Hajredin Kuçi.
_______________
PDK thërret mbledhje të jashtëzakonshme para mesnatës?
Krerët e Partisë Demokratike të Kosovës janë parë duke hyrë në selinë e partisë për një mbledhje të jashtëzakonshme që pritet të ndodhë para mesnatës.
Burimet e Gazetës Express tregojnë se takimi është duke ndodhur tani ndërsa janë ftuar të gjithë vendimmarrësit e kësaj partie.
Akoma nuk dihet arsyeja e kësaj mbledhjeje në orët e vona të mbrëmjes.