Fjalë Kyçe

PDK vendos që për një javë të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit

PDK vendos që për një javë të mos marrë pjesë në seancat e Kuvendit

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se PDK përgjatë kësaj jave nuk do të marrë pjesë në seancat parlamentare, apo në zhvillimet e tjera që kanë të bëjnë me Kuvendin.

Tahiri duke përmendur zhvillimet e fundit në vend, tha se ky është akt që ka të bëjë me nevojën e brendshme për senzibilizim.“Që nga 5 nëntori i këtij viti me rastin e ngritjes së aktakuzës ndaj ish-çlirimtarëve të vendit, Kosova si shtet është duke kaluar një rrethanë aspak të zakonshme, për të mos thënë të jashtëzakonshme.

Prej ditesh në Hagë janë duke u paraqitur si të akuzuar ish-drejtuesit kryesor të UÇK-së, ndër ta Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i zgjedhur nga ky Kuvend si president, por edhe si kryeministër për dy mandate. Kadri Veseli ish-Kryetar i këtij Kuvendi, si dhe Jakup Krasniqi si ish Kryetar i Kuvendit të Kosovës për dy mandate, e sot pritet të paraqitet edhe Rexhep Selimi, shefi i grupit më të madh parlamentar opozitar”, tha Tahiri, transmeton lajmi.net.

Tutje ai shtoi se për këtë fakt ky zhvillim prek edhe traditën e Kuvendit dhe se spaku ka nevojë për një reflektim solidar nga partitë përballë këtij zhvillimi.

“Kemi nevojë për të shtyrë prezencën tonë për një javë nga zhvillimet e zakonshme të këtij Kuvendi, përgjatë kësaj jave PDK, s’do të marrë pjesë në agjendë, ky akt ka të bëjë me nevojën tonë të brendshme, saktësisht me sensibilizimin”, shtoi ai.