Fjalë Kyçe

Peci thotë se Kosova është e para në rajon për mbështetjen e fermerëve

Peci thotë se Kosova është e para në rajon për mbështetjen e fermerëve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Kosova rendiet e para në rajon sa i përket mbështetjes financiare ndaj fermerëve në krahasim me vendet e rajonit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Peci ka shkruar “në Kosovë, gruri me vite është subvencionuar me 150€ për hektarë ndërsa këtë vit do të subvencionohet 474€ për hektarë apo 216% rritje të mbështetjes.”