Fjalë Kyçe

Pediatri nga Peja e humb betejën me COVID-19

Pediatri nga Peja e humb betejën me COVID-19

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Doktori i ndjerë kishte qenë i infektuar me COVID-19 duke iu shërbyer pacientëve të infektuar dhe ai e humbi betejën me virusin.

Spitali i Pejës ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e doktorit.

Ky është njoftimi i plotë:

Pikëllim e dhimbje sot ka secili punëtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë. Pediatri ynë duke ju shërbyer pacientëve u infektua me Covid-19 dhe sot Dr. Gëzim Berisha humbi betejën me Covid-19.
Si njeri e si Mjek gjithmonë ishe njerëzor, i dashur dhe punëtor.
Gjithmonë ishe në shërbim të pacientëve në luftë e pas saj.
Në zemrat tona sot kanë dhimbje, ndërsa ti Dr. Gëzim do të jesh gjithmonë në zemrat dhe kujtesën tonë, sepse ashtu siç e kishe emrin gjithmon të gjithë i gëzoje.

Pusho i qetë në parajsë Dr. Gëzim Berisha.