Fjalë Kyçe

Peja, asnjë pacient me koronavirus

Peja, asnjë pacient me koronavirus

Pesë mostrat nga Komuna e Pejës të testuara ditën e djeshme kanë rezultuar negative në COVID-19. Kryetari Gazmend Muhaxheri ka thënë se gjendja në Pejë po shkon drejt normalizimit.

“Dje janë kryer pesë teste për raste kontakti dhe të gjitha kanë rezultuar negative. Kjo është shenjë e mirë se nuk ka më të infektuar. Shpresojmë se edhe javën qe vjen s’do të ketë infeksione dhe po shkojmë drejt një normaliteti”, tha ai.

Muhaxheri ka thënë se nga e mërkura do të fillojë ritestimi i personave që tashmë janë të prekur nga COVID-19 për të parë se a janë shëruar. Kryetari i Pejës ka treguar se tashmë asnjë qytetarë i prekur me COVID-19 nuk është në spital por po qëndrojnë në vet izolim shtëpiak.

“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Pacientja që ka qenë në Klinikën Infektive tashmë është shëruar. Kjo është një lajm i mirë. Të shohim tash me familjarët e tjerë a do të ketë shërime tjera”, tha Muhaxheri për RTV Dukagjinin

Muhaxheri duke folur për karantinën e Pejës ka thënë se është vendim i Institutit të Shëndetit Publik dhe sipas tij duhet respektuar si i tillë. “Të shohim edhe këto dhjetë ditë si po rrjedh situata”, ka deklaruar ndër të tjera Gazmend Muhaxheri.