Fjalë Kyçe

Peja dhe Prishtina shënojnë fitore në basket

Peja dhe Prishtina shënojnë fitore në basket

Dy rivalet e vjetra në botën e basketbollit kosovar, Peja dhe Prishtina, kanë arritur të shënojnë fitore në kuadër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët kanë arritur që të shënojnë fitore në ndeshjen e javës së pestë ndaj Lipjanit. Ndeshja e zhvilluar në palestrën ‘Karagaçi’ përfundoi me rezultatin 96:82, transmeton Gazeta Express.

Te vendasit me të dalluarit ishin Jamicheal Morgan me 22 pikë dhe Jordan Martin 20 pikë. Ndërsa, te mysafirët pikë me i dalluari ishte Demarkus Stutckey Jr me 38 pikë.

Në anën tjetër, Basketbollistët e Prishtinës kanë shënuar fitore kundër Feronikelit me rezultat 102:69 (32:16, 24:19, 27:13, 19:21) në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës.

Më të merituarit për triumfin e Prishtinës ishin Dardan Berisha me 26 dhe Jonathan Wade me 24 pikë. Në anën tjetër te Feronikeli me i dalluari ishte Tyrone Garland me 24 pikë.