Fjalë Kyçe

Peja nesër zhvillon ndeshjen e parë për këtë vit, debutojnë Dardan Berisha dhe Arti Hajdari

Peja nesër zhvillon ndeshjen e parë për këtë vit, debutojnë Dardan Berisha dhe Arti Hajdari

E përforcuar me disa basketbollist cilësor, KB Peja nesër (e mërkure) fillon vitin 2020 me ndeshje në Ligën Ballkanike.

Të mërkuren, KB Peja do të zhvillojë ndeshjen e parë për këtë vit. Pejanët në palestrën ‘Karagaçi’ e presin skaudrën e Ibër Rozhajës. Ndeshja zhvillohet me fillim prej orës 19:00, njofton FBK.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për skuadrën pejane, që në këtë edicion të BIBL ka dy fitore dhe tri humbje, kurse skuadra nga Mali i Zi ka tri fitore dhe një humbje.

Peja deri më tani është përforcuar me tre basketbollist. Dardan Berisha dhe Arti Hajdari do debutojnë nesër, kurse debutimi i Keanau Post do bëhet më vonë.

‘Verdhezinjtë’ janë rikthyer këtë edicion si në BIBL, ashtu edhe në garat e Superligës për të synuar të rikthehen si më parë.

https://www.facebook.com/kb.peja.official/photos/a.136708293085957/2705631242860303/?type=3