Fjalë Kyçe

Peja po i afrohet kreut, fiton bindshëm ndaj Bashkimit

Peja po i afrohet kreut, fiton bindshëm ndaj Bashkimit

Peja ka zhvilluar ndeshjen e saj të radhës në Superligën e Kosovës në basketboll ndaj Bashkimit, të cilën e ka fituar me rezultat 95:58.

Qysh nga fillimi i sfidës u pa se Peja ishte më e pergatitur dhe po shënonte me shumë pikë, duke pasur madje epërsi deri në 17 pikë.

Verdhëzinjtë ishin më të mirë përgjatë gjithë ndeshjes dhe në fund fituan me rezultat bindshëm, duke iu afruar kreut.

Ata janë në pozitën e katërt me vetëm një pikë më pak sesa lideri Ponte Prizreni.

Brandon Walters, Dion Dixon dhe Dardan Berisha ishin lojtarët më të dalluar në këtë ndeshje për Pejën.

Peja ka 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore dhe nëntë humbje.