Fjalë Kyçe

Pejë: Arrestohet i dyshuari që goditi qëllimshëm për vdekje me veturë një person

Pejë: Arrestohet i dyshuari që goditi qëllimshëm për vdekje me veturë një person

Është arrestuar personi i dyshuar i cili e ka goditur qëllimshëm me veturë një person derisa ishte duke ecur në trotuar.

Si pasojë e lëndimeve, viktima ka vdekur në spitalin rajonal të Pejës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për vepren penale “Vrasje e rëndë” me qëllime hakmarrje”, tha Nikçi.