Fjalë Kyçe

Pejë: Lëndohet një punëtor në një objekt ndërtimi – nuk kishte pajisje mbrojtëse

Pejë: Lëndohet një punëtor në një objekt ndërtimi – nuk kishte pajisje mbrojtëse

Një 41 vjeçar është lënduar teksa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi në Pejë mesditën e sotme.

Viktima S.SH kishte pësuar lëndimet trupore edhe pas vizitës në Spitalin Rajonal të Pejës është dërguar për në QKUK, njofton Klan Kosova

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot me datë 02.06. 2020. rreth orës 12:10 viktima S. SH. 1indur më 1979 gjerë sa ishte duke punuar në një objekte ndërtimi kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, pas vizitës nga ana e stafit mjekësorë, viktima është udhëzuar për në QKUK.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente te Policisë. Me urdhër të Prokurorit Shtetit rasti është cilësuar Asgjësim dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i vendit të punës.