Një rast i pashembullt është parë sot në magjistralen Prishtinë-Pejë. Aty një shofer i papërgjegjshëm ka vozitur në kahun e kundërt të rrugës duke rrezikuar kështu vetën si dhe personat e tjerë që gjendeshin në trafik.
Nuk janë të pakta rastet kur shoferët nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, e një veprim që bie në kundërshtim me rregullat e komunikacionit e ka bërë edhe mëngjesin e sotëm një shofer, i cili ka vozitur në anën e kundërt të rrugës në magjistralen Pejë-Prishtinë.
E gjithë ngjarja është regjistruar nga vozitësit.