Kryeqyteti i Kinës, Pekini, është përfshirë sot sërish nga një stuhi e rërës. Është hera e dytë në dy javë që kryeqendra kineze goditet nga një stuhi e rërës që vjen si pasojë e erërave nga Mongolia dhe veriperëndimi i Kinës.
Shikueshmëria në qytet është reduktuar, ku edhe majat e rrokaqiellëve janë prekur nga stuhia.
Kalimtarët janë detyruar të mbulojnë sytë.
“Është shumë serioze sot. Ka gjithmonë një ditë apo dy si kjo (me ndotje apo rërë) çdo muaj”, ka thënë një qytetar kinez, Fan 39-vjeçar.
Indeksi i kualitetit të ajrit në Pekin ka arritur nivelin maksimal prej 500.