Fjalë Kyçe

“Penaldo”, sqarimi i nofkës së yllit të Juventusit

“Penaldo”, sqarimi i nofkës së yllit të Juventusit

Pesë tituj të Ligës së Kampionëve, tre tituj të Premierligës dhe pesë Topa të Artë – mirëpo, një aspekt i aftësisë së Cristiano Ronaldos për të shënuar gola vihet në dyshim vazhdimisht.

Termi “Penaldo” përdoret sa herë që superylli portugez shënon një gol nga pika e penalltisë, gjë që ndodh mjaft shpesh. Për shkak të arritjeve të tij me Real Madridin, shumica e tifozëve, të cilët e thërrasin Ronaldon me këtë nofkë, janë të Barcelonës, transmeton Gazeta Express.

Ky cilësim për Ronaldon bëhet për të sugjeruar se Ronaldo ka një rekord shumë të mirë të shënimit të golave pikërisht për shkak të numrit të madh të penalltive që i shënon.

Kompozimi i fjalëve “penallti” dhe ‘Ronaldo” e bën fjalën “Penaldo”. Ky term sugjeron se një përqindje e lartë e golave të portugezit janë të shënuara nga pika e penalltisë dhe këto nuk duhet të llogariten si gola “të vërteta”.

“Duhet t’i shikosh statistikat. Sa gola i kam shënuar për Real Madridin? Dhe ato nuk janë të gjitha penallti. Unë do të shënoj sa më shumë që të mundem, 600 apo 700, dhe të gjithë mund të shkojnë t’i shohin në Youtube të gjitha golat që i kam shënuar”, tha portugezi kur u pyet për këtë nofkë.

Ronaldo e shënoi penalltinë e 100-të dhe të 101-të të karrierës së tij në ndeshjen kundër Valencias, në janar të vitit 2018.  Që nga atëherë, ai ia ka marrë përgjegjësinë Paulo Dybalas për t’i gjuajtur penalltitë në Juventus.

Gjatë kohës sa ishte në Real Madrid, Ronaldo i kishte shënuar 450 gola dhe 79 prej tyre ishin nga pika e penalltisë. Kjo do të thotë që 17.38 për qind e golave të tij kanë ardhur nga 11-metërshi.