Dje nga policia është arrestuar një burrë në Gjakovë. Ai në gjendje të dehur ka lëshuar muzikë me zë të lartë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike, që dyshohet të jetë heroinë.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.