Trupat ruse janë duke u ripozicionuar dhe jo duke u tërhequr nga Kievi. Kjo është deklarata që ka bërë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby.
“Ne besojmë se ky është një ripozicionim, jo një tërheqje e vërtetë dhe se ne të gjithë duhet të jemi të përgatitur të shikojmë për një ofensivë të madhe kundër zonave të tjera të Ukrainës. Kjo nuk do të thotë se kërcënimi ndaj Kievit ka marrë fund”, tha ai në një konferencë për media.
Kirby tha se forcat e ripozicionimit po lëvizin “më shumë drejt veriut”, por se është “shumë herët për të thënë” se ku është destinacioni i tyre përfundimtar.
“Ne vlerësojmë se ka të ngjarë më shumë një ripozicionim që do të përdoret diku tjetër në Ukrainë. Ku saktësisht, nuk e dimë”, tha ai.
“Askush nuk duhet të mashtrojë veten me pretendimin e fundit të Kremlinit se ai papritmas thjesht do të reduktojë sulmet ushtarake pranë Kievit ose ndonjë raport që do të tërheqë të gjitha forcat e tij”, shtoi ai, transmeton CNN.