Fjalë Kyçe

Për 18 orë në temperatura -11°C, vajzën e vogël e mban gjallë “përqafimi” i ngrohtë i qenit

Për 18 orë në temperatura -11°C, vajzën e vogël e mban gjallë “përqafimi” i ngrohtë i qenit

Një vajzë 10-vjeçare i ka shpëtuar për mrekulli një nate acari gjatë një stuhie dëbore në Rusi falë ngrohtësisë së një qeni endacak. Vika Z u gjet e ngrirë ndërsa përqafonte qenin e braktisur ndërsa policia kishte orë që e kërkonte bashkë me një grup vullnetarësh.

Ajo kishte humbur gjysmë milje larg shtëpisë së saj ndërsa kthehej nga shkolla që ndodhet në Uglegorsk, në ishulli më të madh të Rusisë Sakhalin, në temperatura që u ulën deri në -11 gradë Celsius.

Stuhia solli reshje bore trashësia e të cilave arriti deri në 60 cm duke bllokuar dyert e banesave në disa vende. Vajza u gjet 18 orë pasi ishte larguar nga shtëpia.

Ajo u tregoi se “kishte përqafuar një qen me gëzof për ngrohtësi, përcjell abcnews.

Vika dhe qeni endacak qëndronin të dy në një dyshek që ishte vendosur për qentë e pastrehë, nën një ballkon të ulët, duke iu shmangur kështu në një farë mënyrë stuhisë së furishme.