Pesë familje nga komuna e Skenderajt janë bërë me shtëpi të re.
Këtë e ka bërë të dirur Bekim Jashari përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
“Bashkë me mikun tim, hoxhën e nderuar, kryetarin e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, sot në shënim të festës së madhe dorëzuam çelësat e shtëpive për 5 familje në nevojë të komunës sonë.
Jam shumë i lumtur që bashkë me hoxhën Halil dhe donatorë tjerë brenda mandatit tim qeverisës kemi arritur t’i bëjmë me shtëpi apo banesa mbi 90 familje në nevojë.”, ka shkruar ai.