Fjalë Kyçe

Për herë të parë, gjashtë mjekë shqiptarë pranohen në spitalin e Bujanocit

Për herë të parë, gjashtë mjekë shqiptarë pranohen në spitalin e Bujanocit

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka njoftuar se gjashtë mjekë shqiptarë janë pranuar në Shtëpinë e Shëndetit të kësaj komune. I pari i komunës e ka quajtur historike këtë vendim.

Kjo kërkesë së fundi i ishte bërë edhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

“Gjashtë mjekë shqiptarë nga Komuna e Bujanocit, sot edhe zyrtarisht kanë marrë vendimet e punës në kohë të pacaktuar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, si realzim i programit të Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e kuadrove mjekësore për t’a avancuar luftën ndaj COVID-19.
Ky është një sukses i jashtëzakonshmë, duke patur faktin se me vite të tëra një numër i mjekëve shqiptarë nuk është arritë të punësohen përnjeher.
Megjithate, kërkesa e Komunës së Bujanocit ishte shtruar në dy takime të realizuar me president Aleksandar Vucic, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Këta emrat e mjekëve shqiptarë të punësuar, sot:

 

  1. Imrane Aliu
  2. Veton Salihu
  3. Granit Isufi
  4. Besnik Sulejmani
  5. Sali Nuhiu
  6. Artan Ajeti

Në kuadër të të njejtit program, janë punësuar edhe katër mjekë të komunitetit serbë” shkruan Kamberi në njoftim.