Fjalë Kyçe

Për herë të tretë, LeBron shpallet atleti më i mirë mashkull, nga “Associated Press”

Për herë të tretë, LeBron shpallet atleti më i mirë mashkull, nga “Associated Press”

LeBron James, edhe pse në moshën 33 vjeçare, nuk po ndalet në sukseset e tij.

Ylli i LA Lakers, është shpallur atleti më i mirë mashkull për vitin 2018, nga “Associated Press”, transmeton lajmi.net.

Pas një viti të mrekullueshëm (2018) ku dërgoi ish skuadrën e tij Cleveland Cavaliers në finale, James pranoi këtë çmim nga “AP”.

Gjithashtu, gjatë këtij viti, LeBron ka bërë vepra të mëdha edhe jashtë parketit. Ai ka hapur shkollën “I Promisse”, me të cilën u ka siguruar bursë studimi mijëra të rinjve që nuk kanë mundësi për tu shkolluar.

Jamesi fitoi plotë 78 pikë në votime, duke lënë pas Mookie Betts me 46 dhe Alex Ovechkin.

Kësisoj, LeBron bëhet i treti që fiton këtë çmim për të paktën tri herë, duke iu bashkuar Lance Armstrong, Tiger Woods dhe Michael Jordan.