Fjalë Kyçe

Për klubin e zemrës luajti për 100 euro, tani e blen atë për ta shpëtuar nga falimentimi

Për klubin e zemrës luajti për 100 euro, tani e blen atë për ta shpëtuar nga falimentimi

Futbollisti i famshëm polak Jakub Kuba Błaszczykowski ka vendosur të shpëtojë Wisla Krakow nga falimentimi duke e blerë atë.

Klubi polak kishte probleme të mëdha edhe para pandemisë COVID-19, por pasi virusi famëkeq paralizoi botën dhe ndërpreu plotësisht garat sportive, skuadra e Wisla ra në telashe të mëdha.

Drejtuesit e klubit duke parë këtë gjendje të rëndë, filluan të mendojnë falimentimin, por ishte 34 vjeçar Kuba që me ndihmën e disa miqve, shpëtuan klubin.

E gjitha ndodhi në mënyrë të qartë, Kuba, i cili ende është një lojtar i Wisla, me dy miqtë e tij, biznesmenët Thomas Jadzynski dhe Jaroslaw Krolewski, vendosën të blinin klubin dhe të paguanin të gjitha borxhet që janë grumbulluar në vitet e fundit.

Kujtojmë se Kuba një gjest të madh ka bërë edhe vitin e kaluar, kur vendosi të rikthehej te ish skuadra e tij me pagë vetëm 100 euro.

Madje ai, pagoi borxhe të mëdha në shumë prej 300 mijë euro në emër të klubit.