Fjalë Kyçe

Për ndeshjen ndaj Tottenham, Solskjaer përdori rregullin e Ferguson

Për ndeshjen ndaj Tottenham, Solskjaer përdori rregullin e Ferguson

Manchester United mbrëmë ka shënuar fitore të madhe duke e mposhtur Tottenhamin me rezultatin 0:1.

Për këtë ndeshje, Ole Gunnar Solskjaer kishte kthyer një rregull që përdorej nga i madhi Sir Alex Ferguson.

Ai kishte porositur lojtarët dhe gjithë stafin e Manchester United që për udhëtimin në “Wembley” të vishnin kostume.

Këtë rregull e ka komentuar edhe tashmë ndihmës trajneri i “djajve të kuq”, Michael Carrick.

“Kur jeni duke udhëtuar përmes aeroportit ju shohin shumë njerëz, kishte thënë Sir Alex. Ju e reprezentoni klubin. Duhet të visheni mirë” ka thënë Carrick për rregullin e Ferguson.

Kujtojmë se Fergie është duke e ndihmuar në prapaskenë Ole Gunnar Solskjaer dhe ky i fundit po merr disa shprehi nga skocezi.