117 persona janë trajtuar si pasojë e aksidentiteve nga 29 prilli e deri më 3 maj.
Kështu bën të ditur Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Në njoftim është bërë e ditur se janë kryer 13 operacione emergjente.
“Prej tyre, 117 raste që kanë marrë tretman mjekësor pas aksidentëve në trafik, po ashtu janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjikale, internistike dhe Mjekim Intensiv, 117 pacientë të cilët po vazhdojnë trajtimin mjekësor. Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 13 operacione emergjente, në salla emergjente të Klinikës Emergjente”.