Fjalë Kyçe

Për sa euro do t’u rriten pensionet atyre që marrin 70 euro në muaj?

Për sa euro do t’u rriten pensionet atyre që marrin 70 euro në muaj?

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, duke thënë se kanë vendosur për ndarjen e qindra miliona eurove për kategori të ndryshme të shoqërisë.

Në një konferencë për media, Hoti ka njoftuar se do të rriten të gjitha pensionet që janë nën 100 euro.

“Do të rrisim të gjitha pensionet që janë nën 100 euro në një shumë totale prej 13. 5 milionë euro”, ka thënë ai teksa ka njoftuar se tre milionë euro janë ndarë për sektorin e gastronomisë.