Fjalë Kyçe

Për shkak të borës, tri komuna pezullojnë mësimin

Për shkak të borës, tri komuna pezullojnë mësimin

Pas komunës së Dragashit dhe Istogut, sot nuk do të mbahet mësim në asnjë shkollë të Kamenicës.

Drejtoria Komunale e Arsimit përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar prindërit dhe nxënësit që nuk do të mbahet mësim në të gjitha nivelet shkollore.

“Arsyeja e mos mbajtjes së procesit mësimor janë reshjet e mëdha të borës”, shkruhet në njoftim.