Fjalë Kyçe

Për shkak të pandemisë, babait i duhet çdo ditë ta dërgojë për kontrollë në QKUK, vajzën që i mbeti e palëvizur nga aksidenti

Për shkak të pandemisë, babait i duhet çdo ditë ta dërgojë për kontrollë në QKUK, vajzën që i mbeti e palëvizur nga aksidenti

Ishin nisur për ta festuar ditëlindjen, por pesë të rinjëve kosovarë, festa u doli hidhërim.

Si pasojë e pakujdësisë, shoferi që po ngiste veturën, u përplas në një shtyllë elektrike, ku mbetën të lënduar 4 persona, derisa vet ai s’mori asnjë lëndim. Aksidenti ndodhi saktësisht në rrugën Istog – Vrellë, rreth orës 22:00.

Në mesin e më të lënduarve, është Marigona Nebihi nga Drenasi, e cila ka mbetur e palëvizshme, për shkak të dëmtimeve të shumta.

Babai i 20 vjeçares, Arben Nebihi, ka thënë për IndeksOnline, se gjendja shëndetësore e vajzës së saj është e rëndë, ndërsa ai detyrohet që çdo ditë të merr rrugën drejt QKUK-së në Prishtinë, për t’iu nënshtruar kontrollave të Marigonës.

“Te enjtën e ka pasur ditëlindjen një shoqe e vajzës sime, edhe vajza ime ka qenë në atë makinë e cila është aksidentuar. Vajza ime është më e lënduara, e ka thyer krahësorin dhe pritet të hy në operacion. Atë në fillim e kanë dërguar në QKMF në Istog, më pas e kanë transferuar në Pejë, ndërsa nga Peja e kanë transferuar në Emergjencën e QKUK-së, ku edhe po ia përcjellin rastin. Për shkak të pandemisë dhe mbingarkesave, na kanë thënë se s’mund ta ndalin në QKUK çka se po na duhet çdo ditë ta dërgojmë nga Drenasi në Prishtinë”, ka thënë ai.

E rruga që e merr çdo ditë s’është e lehtë as për vajzën e tij për shkak të dëmtimeve, por as për vet Arbenin, pasi që ai është I papunë.

“Vajza ka marrë edhe shumë trauma, e gjendja e saj po përcillet edhe në Psikiatri në QKUK. Ne jemi në pritje se kur të na thonë që ajo të hy në operim, nuk e di nëse ky operacion mund të bëhet këtu apo jashtë vendit. Pasi që një pjesë e krahërorit të majtë i është këputur”.

Marigona është student e infermierisë, ndërsa vajza që kishte ditëlindjen, si pasojë e këtij aksidenti ka humbur dy gishtërinjë./Indeksonline

Pamje nga aksidenti në fjalë: