Fjalë Kyçe

Për shkak të punimeve, në Prishtinë do të ketë shkyçje të energjisë elektrike

Për shkak të punimeve, në Prishtinë do të ketë shkyçje të energjisë elektrike

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në vazhdën e thirrjeve të KEDS-it, ka njoftuar se sot në disa lagje të kryeqytetit do të ketë shkyçje të energjisë elektrike.

“Për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet dhe siguri të sistemit, KEDS-i njofton se disa lagje të qytetit tonë do të mbesin pa rrymë për një periudhë të caktuar gjatë dy ditëve të ardhshme”, njoftoi sot Ahmeti.

KEDS-i gjatë së mërkurës njoftoi gjithashtu qytetarët se për shkak të punimeve, do të ketë shkyçje.

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/photos/a.537644629638722/3255124017890756/?type=3