Fjalë Kyçe

Për tre muaj 25 grabitje në Kosovë, policia thotë se ka rënie të theksuar të këtyre rasteve

Për tre muaj 25 grabitje në Kosovë, policia thotë se ka rënie të theksuar të këtyre rasteve

25 raste të grabitjeve janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë periudhës janar-mars.

Nga ky institucion thonë se kanë vërejtur rënie të theksuar të këtyre rasteve.

Sipas statistikave të PK-së, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë ndodhur gjithsej 46 grabitje.

“Si rezultat i angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, vërehen rezultate të theksuara të rënieve të rasteve të grabitjeve. Personat e dyshuar të përfshirë në këto raste kryesisht përdorin edhe armë. Një numër i madh i tyre janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të njëjtit ju përkasin moshave të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndryshe, policia të hënën ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndodhur një vjedhje grabitqare në Prishtinë dhe një rast i grabitjes në Mitrovicë të Veriut. /Telegrafi