Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore.
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM3 2018 ishte 635.9 milionë euro.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 62 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
Në TM3 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 474.5 milionë euro.
Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (31 për qind), kontributet sociale dhe përfitimet (25 për qind), formimi i kapitalit bruto (22 për qind), dhe konsumi i ndërmjetëm (9 për qind).
Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.