Në një kohë kur politikanët lindorë dhe perëndimorë “përleshen” ashpër mes tyre për krizën në Ukrainë, një pilot shfrytëzoi rastin për t’i thënë botës që të “relaksohet” duke përdorur avionin e tij për të përhapur mesazhin.
Duke fluturuar mbi hapësirën ajrore të Moldavisë, avioni bëri një sërë kthesash të llogaritura për të lënë një shteg gjurmimi që shkruante fjalën “Relax”.
Faqja e internetit për gjurmimin e avionëve FlightRadar pikasi “kaligrafinë” e pilotit që fluturonte rreth kryeqytetit Kishinau./a2cnn