Portieri Petrit Tahiri për “Epokën e re” ka zbuluar arsyen e largimit nga skuadra e tij e zemrës, Vushtrria. Ai ka thënë se drejtuesit e klubit nuk i kanë kryer obligimet që kishin ndaj tij, prandaj largimi ishte i pashmangshëm.
Portierit në fjalë i janë kundërpërgjigjur drejtuesit e klubit. Sipas tyre deklaratat e portierit Tahiri nuk qëndroj dhe se klubi ka një trajtim mjaftë të mirë për futbollistët vushtrrias, por edhe të tjerët.
“Si drejtues të klubit Vushtrria e demantojmë deklaratën e Petriti, pasi kontrata në gjashtë mujorin e parë i është përmbushur dhe për gjashtë mujorin e dytë e kemi futur në rishqyrtim dhe ai nuk e ka pasur të obliguar refuzimin apo pranimin e saj. Petritit nuk i ka pëlqyer kjo dhe ka kërkuar largimin, ne si drejtues të klubit e kemi lënë të lirë të gjejë një ekip të ri. Gjithashtu nuk është e vërtetë se nuk i kemi trajtuar mirë lojtarët e Vushtrrisë, pasi pjesa dërrmuese e ekipit është nga Vushtrria. Kemi shembull lojtarë më emër në futbollin e Kosovës si Labinot Osmani, Ilir Izmaku dhe të tjerë që trajtojmë në mënyrën më të mirë, ashtu sikurse edhe lojtarët që vijën nga qytet tjera”, thuhet në reagimin e drejtuesve të klubit Vushtrria.
Drejtuesit e klubit kanë bërë me dije se ata nuk e kanë për obligim drejtimin e këtij klubi, por se këtë e bëjnë në mënyrë vullnetarë në të mirë të qytetit të Vushtrrisë. “Ne e bëjmë krejt në mënyrë vullnetare, pasi kemi dëshirë të përkrahim këta djelmosha që të rikthejnë klubin në Superligë. Qyteti i Vushtrrisë e do shumë futbollin dhe ne si kompani kemi menduar të ndihmojmë në rrugëtimin drejtë rikthimit në Superligë. Në krye me presidentin Naser Imerin jemi vërtet në rrugën më të mirë për të hyrë në Superligë, pasi jemi edhe lider të pa kontestueshëm në tabelë falë punës se trajnerit, ndihmëseve të tij dhe drejtorit sportiv. Andaj ne presim përkrahjen e qytetit siç e kanë dëshmuar deri me tani dhe Superliga është gjithmonë e me afër nesh”, thuhet në reagimin e drejtuesve të skuadrës nga Vushtrria.
Tahiri është kundërpërgjigjur në Facebook, duke goditur ashpër kryesinë e klubit.
Më poshtë e keni postimin e plotë të gardianit vushtrrias.