Fjalë Kyçe

Përderisa në qytete tjera moti është ‘pranveror’: Brezovica është plotë me borë

Përderisa në qytete tjera moti është ‘pranveror’: Brezovica është plotë me borë

Moti sot në Brezovicë është ideal për të skijuar, pasi që sasia e borës është e madhe dhe temperaturat janë të nxehta.

Sot në qytetet e Kosovës është duke mbajtur mot me diell dhe i nxehtë, ku në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe qytetet tjera të mëdha temperaturat maksimale do të sillen nga 13 deri në 15 gradë Celsius.

Mirëpo derisa në qytete është nxehtë dhe nuk ka borë tash e disa kohë, nuk mund të thuhet njëjtë edhe për qendrën turistike në Brezovicë, ku pamjet që vijnë nga atje sot janë fantastike.

Me temperatura të nxehta prej 7 gradë Celsius dhe me pistën e skijimit plotë borë, shumë pasionant të skijimit ia kanë mësyer kësaj qendre rekreative sot.

Ditëve në vazhdim pritet që në Brezovicë të ketë reshje të borës sërish, konkretisht gjatë të mërkurës dhe të enjtes.

Më poshtë keni disa pamje të mrekullueshme që vijnë nga atje sot.