Fjalë Kyçe

 Përfaqësuesit e korit diplomatik të Kosovës i premtojnë Kurtit mbështetje gjatë pandemisë

 Përfaqësuesit e korit diplomatik të Kosovës i premtojnë Kurtit mbështetje gjatë pandemisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, kanë mbajtur një takim me korin diplomatik të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, në këtë takim, kryeministri në detyrë i njoftoi ata mbi situatën në vend pas përhapjes së virusit COVID-19 dhe masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria.

Njoftohet se theks i veçantë u vë mbi pakon fiskale emergjente të hartuar nga Qeveria në detyrë.

“Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID- 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në çfarëdo forme”, thuhet në njoftim.

Kurti njoftohet se shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtarë po i jep Kosovës për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët.

Në takim ishin ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Chryssoula Alifer, i ngarkuari me punë i ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Kosovë, Daniel Onişor, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik dhe ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.