Fjalë Kyçe

Përfaqësuesit e Shqipërisë te Prishtina: Faleminderit Kosovë, faleminderit Plisa

Përfaqësuesit e Shqipërisë te Prishtina: Faleminderit Kosovë, faleminderit Plisa

Trajneri Artan Luzi, mesfushori Ardit Hila dhe portieri Egland Haxho, kanë shpalosur një banerë falënderues për Kosovën para ndeshjes së Kupës së Kosovës mes Minatorit dhe FC Prishtinës.

FC Prishtina ka kaluar në raundin e tretë të Kupës së Kosovës, duke e mposhtur 0-4 Minatorin, shkruan lajmi.net.

Para fillimit të këtij ndeshje, tre përfaqësues nga Shqipëria që janë pjesë e Prishtinës, Artan Luzi, Ardit Hila dhe Egland Haxho, kanë falënderuar Kosovën dhe Plisat, për ndihmat e dërguara në vendin e tyre, pas termetit që ndodhi ditën e martë.

‘Faleminderit Kosovë, faleminderit Plisa’, shkruhej në mesazhin e tyre.

Shqipëria është goditur nga një tërmet ditën e martë, ku kanë mbetur të vdekur 42 persona.