Fjalë Kyçe

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka udhëtuar në Salzburg

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka udhëtuar në Salzburg

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate për seniorë do të marr pjesë në KARATE1 SERIES A – SALZBURG 2019, qe do të mbahet nga 1-3 mars 2019, në Austri, shkruan GazetaAlo.

Kosovarët kanë udhëtuar, për Salzburg te Austrisë në KARATE1 SERIES A – SALZBURG 2019 garë shumë te rëndësishme për karateistët tanë, ku Kosova do të jetë në mesin e 2039 garuesve dhe 2057 paraqitje.

Përfaqësuesja e Kosovës do te marr pjesë me 14 garues, ku pjesë e ekspeditës janë edhe anëtari i bordit te FKK-së Naim Shatri, përzgjedhësit Isak Curri dhe Ylber Syla, trajner i përfaqësueses Blerim Hajdari, dhe 4 trajner tjerë te klubeve te FKK-së.

Po ashtu drejtësinë do te ndajnë edhe gjyqtari me licencën botërore Ardian Muhadri dhe Ali Vokshi. /GazetaAlo