Adriana Matoshi ka qenë gjithmonë mjaft e përfolur në media për jetën private.
Aktorja dhe deputetja prej disa kohësh po shijon një romancë me futbollistin më të ri në moshë, Keith Groeneveld.
Së fundmi, kanë qarkulluar spekulime se ka pasur një krizë mes tyre.
E këto dyshime duket se i përforcon fakti se aktorja dhe ish-futbollisti e kanë larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e dyshes.