Fjalë Kyçe

Përforcimi i ri i Arsenalit vjen nga Bundesliga

Përforcimi i ri i Arsenalit vjen nga Bundesliga

Sulmuesi i Hoffenheim, Kerem Demirbay, është subjekt i një interesimi nga Arsenal.

Skuadra nga Londra dëshiron të nënshkruajë me Kerem Demirbay, 25 vjeçarin e Hoffenheim.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Bild’, që raporton se ‘Gunners’ kanë identifikuar Demirbay si një zëvendësues ideal të Aaron Ramsey, që gjatë verës do të kalojë në Serie A te skuadra e Juventusit.

Reprezentuesi gjerman në treg vlerësohet 22 milionë euro, dhe Unay Emery do të nis punën për transferimin e tij pasi të hapet afati kalimtar veror.

Demirbay që në moshën rinore ka qenë edhe pjesë e Dortmundit, skuadrës së Hoffenheim i është bashkuar në vitin 2016, dhe në 83 paraqitje ka shënuar 12 gola.